Telenews

Edhe 48 orë deri te votimi i presidentit, fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as propozim, thotë shefi i deputëve të AAK-së

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, është deklaruar për çështjen e presidentit, duke theksuar se kanë mbetur edhe 48 orë deri tek votimi dhe Kurti nuk ka asnjë emër apo propozim.

Ai vlerëson se takimet janë më shumë për konsum publik, derisa shton se “papërgjegjësia nuk ka kufi”.

Reagimi i tij i plotë:

Edhe 48 orë kanë mbetur deri te votimi i presidentit, ndërsa fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as emër e as propozim konkret. Takimet duken më shumë për konsum publik, fjalët për “konstruktivitet” janë vetëm fasadë, sepse këtu veç konstruktivitet nuk ka. Ka vetëm situata hipotetike që prodhojnë krizë pas krize. Papërgjegjësia nuk ka kufi.

Të ngajshme

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj

IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin –

KushtrimGuraj