Telenews

Edhe një tjetër tërmet godet Turqinë

indonezia-u-trondit-nga-nje-termet-me-magnitude-6.4-balle

Një tërmet me magnitudë 5 ballë të Rihterit ka goditur provincën jugore Kahramanmaras të Turqisë.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha herët të premten se tërmeti goditi lagjen Onikisubat në një thellësi prej 6.5 kilometrash.

Tërmeti ndodhi në orën 5:53 të mëngjesit me orën lokale, shkruan TRT, transmeton Telenews.al.

Tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaras, kanë prekur rreth 13.5 milionë njerëz në 10 provinca të tjera, duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj