Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pas propozimit të rritjes së çmimit të rrymës për 15%.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku e ka fajësuar Qeverinë Kurti në detyrë të cilët sipas saj po tallen me qytetarët.
“Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe”, ka shkruar Çitaku mes tjerash.
E në këtë postim, Çitaku nga analisti politik Shenoll Muharremi është pyetur nësë është pro apo kundër propozimit për shtrejntimin e energjisë elektrike, ku nënkryetarja e PDK-së tregoi se është kundër.