Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nesër do e vizitojë Kosovën, raporton Gazeta Sinjali.
Në kuadër të kësaj vizite, Rama do të shkojë në Drenicë, kryesisht në fshatin Burojë të Skënderajt, te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e vizitoi ditë më parë edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Ndërsa të hënën në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

