Telenews

Edi Rama takohet me Zelenskyn, tregon se çka biseduan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua një ditë më parë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kroaci në kuadër të samitit “Ukrainë-Evropa Juglindore” .

Ka qenë Zelensky ai që ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me Ramën duke bërë të ditur edhe detaje nga bashkëbisedimi i zhvilluar.

“Në Kroaci u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam zbatimin e Formulës së Paqes, përgatitjet për Samitin e dytë të Paqes dhe rrugën e Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s”, bën me dije presidenti ukrainas.

Zelensky shton se “gjithashtu, folëm për mekanizmat e mundshëm për rindërtimin e Ukrainës. I jam mirënjohës kryeministrit për dialogun produktiv”.

Të ngajshme

Kadrijaj: I dëshirojmë kthim të susksesshëm në vendlindje deputetit Albin Kurti

Erzana Fazliu

Krasniqi: VV të propozojë për kryeparlamentar dikë që s’ka qenë ministër

Erzana Fazliu

Haradinaj: Se çka do ndodhë në seancë, varet nga Kurt mashtrues

Erzana Fazliu