Telenews

Edona shokon banorët me historinë e martesës së nënës së saj

Pas përfundimit të Prime-it, si gjithnjë banorët dalin jashtë për të shijuar darkën që ua sjellin.

Gjatë kësaj kohe, teksa shijonin darkën, banorët filluan bisedat e tyre, e ajo e Edonës, i shokoi banorët, e më së shumti Bleron.

Edona e ka përmendur nënën e saj shumë shpesh, sidomos mënyrën se si e kishin martuar atë.

Ajo tegon se nëna e saj kur u martua ishte 13-vjeçare, që bie të ketë 13 vjet diferencë në moshë, me vajzën, Edonën.

“Nënën e kanë martuar me zor, në moshën 13-vjeçare, e kanë ndërruar me një lopë. Nëna më thoshte, unë kam qenë fëmijë vetë, kam luajtuar me kukulla.” – u shpreh Edona.

Blero shokohet pas kësaj, duke i thënë që vajza e tij është tani 13 vjeçe, e nuk do të mund ta paramendonte një gjë të tillë. /Telenews.al/

Të ngajshme

E papritura ndodh mes Meritonit dhe Rikes

Blearta

Në New York s’është vëmendja veç në sport, jo së paku kur atje është Luana!

Rrezarta Ramaj

Jennifer Lopez surprizon mijëra fansa me një paraqitje spektakolare në Francë

Rrezarta Ramaj