Telenews

Efekti i rrjeteve sociale tek fëmijët, zgjidhje po shihet edukimi medial në shkolla

Në Shqipëri është propozuar ndalimi i përdorimi të rrjetit social TikTok dhe Snap pas vrasjes së 14 vjeçarit. Ekspertët kërkojnë që edhe Qeveria në Kosovë të mendoj seriozisht për efektin e këtyre mediave. Mirëpo si zgjidhje për parandalimin e rasteve të tilla po shihet edukimi medial.

Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë ka bërë që kryeministri Edi Rama të propozojë mbylljen e TikTok-ut si dhe rrjetit social Snapchat në territorin e shtetit shqiptar.

E rastet kur konfliktet në mes të rinjve në Kosovë kanë nisur në TikTok nuk mungojnë.

Prandaj  ekspertët e fushës së kibernetikës kërkojnë që institucionet të mendojnë rreth këtyre rrjeteve për disa arsye.

“Tani pas rastit në Shqipëri dhe mendoj që të gjitha vendet duhet të mendojnë seriozisht në këtë drejtim për tri arsye kryesore, e para keqpërdorimi i të dhënave personale të qytetarëve, në këtë rast përdoruesve të TIkTok-ut, të dhënave jo vetëm numerike por edhe biometrike meqenëse kemi të bëjmë më video pastaj forma se si algoritmet e TikTokut ndikojnë në propagandë dhe dezinformim”, shprehet Blerim Rexha, profesor në fushën e kibernetikës.

Por për të ndaluar këtë platformë, Qeveria duhet të ketë parasysh disa gjëra.

“Për ta bërë një ndalesë të tillë mendoje secila Qeveri duhet të bëjë një analizë të bazës së vet ligjore pastaj rregullatorë, me rregullatorë e vetë përkatës dhe na duhet një analizës e riskut, njoftim opinion, pastaj kufizimet  me operatoret  e internete me faqe domenet dhe mbi te gjithë edukimi është çelësi kryesor”, thotë ai.

E sipas sociologut, Genc Xërxa mbyllja e këtyre rrjeteve sociale nuk është zgjidhja e duhur, prandaj ai ka një kërkesë.

“Para se të ndalojmë ne rrjetet social, neve na nevojitet një edukim medial, një fuqizim institucional që të vetëdijesohet popullata, sepse ekzistojnë levat e sigurisë por po shihet që këto leva të sigurisë nuk po kryejnë punë ashtu që pos edukimit medial duhet edhe një legjislacion i fort i trajtim të gjitha rrjeteve sociale, të cilat për fat të keq po krijojnë përleshje”, shprehet Xërxa.

Qeveria e Kosovës në muajin qershor të këtij viti  kishte ndaluar përdorimin e TikTokut në institucionet publike.

Të ngajshme

Nesër ora e parë e mësimit në kryeqytet i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

KushtrimGuraj

​QKMF në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal

KushtrimGuraj

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

KushtrimGuraj