Pas Deas, në ekranin e “Top Channel” u transmetua rrëfimi prekës i Efit. Ajo e dëgjoi në dhomën e dënimeve, të cilën produksioni e kishte inskenuar si lokali që prindërit e saj kishin pasur dikur.
Konkurrentja tregoi mes lotësh se po e bën çdo gjë për familjen.
“Ja dola, ndoshta familja ime nuk është familje artistësh, është një familje e thjeshtë si shumica e familjeve shqiptare dhe për mua arritja më e madhe është kjo që tani e tutje ato më kanë mua dhe mbi të gjitha akoma më e madhe është fakti që ma thanë më në fund atë që kam dashur kaq shumë ta dëgjoj, që janë krenarë për mua”, u shpreh Efi mes të tjerash.
Më pas ajo u surprizua nga i ati i cili i tha që është shumë krenar dhe mbante veshur një bluzë ku lexonte “Team Efi”.


