Telenews

Egli Tako reagon pas daljes nga Big Brother: “Ndihem bosh, kam nevojë për ngrohtësi”

egli-tako-le-shtepine-e-big-brother-vip-albania

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale. Në një postim të ndarë me ndjekësit e saj, ajo ka shprehur ndjenja të përziera, duke treguar se ndonjëherë as vetë nuk e di si ndihet.

“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem. Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes, shoh ngjyrën e zbrazëtisë,” – ka shkruar ajo.

Ajo e cilëson këtë ndjesi si diçka të çuditshme, duke treguar se ndonjëherë arrin ta ndihmojë veten, e ndonjëherë jo. Në fund, Egli pranon se në këto momente ka nevojë për ngrohtësinë dhe përqafimet e familjarëve dhe miqve të saj, shkruan telenews.

Ky reagim vjen menjëherë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother, duke lënë të kuptohet se përvoja brenda shtëpisë ka pasur një ndikim të fortë emocional tek ajo. Tashmë, Egli duket se po kërkon qetësi dhe mbështetje nga njerëzit e saj të afërt.

Të ngajshme

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Osmani: Mbrojtjen e UÇK-së do ta bëjmë në çdo cep të botës: Historia e Kosovës nuk mund të përvetësohet

Rrezarta Ramaj