Telenews

Eintracht Frankfurt e fiton Evropa Ligën

Eintracht Frankfurt ka arritur të fitojë Evropa Ligën, pasi e mposhti në finale ekipin skocez, Rangers.
Frankfurt fitoi tek pas ekzekutimit të penalltive, 5:4, ku Ramsey ishte i vetmi që nuk e konkretizoi 11-metërshin.
Rezultati pas 120 minutave ishte i barbartë, 1:1.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, kurse e dyta dy të tillë.

Ishte Aribo që shënoi në minutën e 57-të të ndeshjes, duke i kaluar skocezët në epërsi.
Por, shifrat u barazuan 12 minuta më vonë, kur shënoi Borre, pas asistimit nga Kostic.
Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola dhe fituesi u desh të përcaktohej pas ekzekutimit të penalltive.
Aty, më të mirë u treguan gjermanët, të cilët festuan në fund titullin e garës së dytë më prestigjioze evropiane.

Të ngajshme

Legjenda e futbollit, Roberto Carlos, raportohet se është konvertuar në Islam –

KushtrimGuraj

Rregulla të reja në Premier League, klubet mund të gjobiten deri në 100 mijë funte –

KushtrimGuraj

Chelsea-t i ofrohet ylli i Milanit, Alonso kërkon edhe një transferim para Premier League –

KushtrimGuraj