Telenews

Einxhel mori dhuratën e parë për fëmijën kur sapo e kishte nisur lidhjen me Dagz

einxhel-mori-dhuraten-e-pare-per-femijen-kur-sapo-e-kishte-nisur-lidhjen-me-dagz

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz tash e një kohë kanë njoftuar se do të bëhen prindër. Ata janë në pritje të një djali.

Çifti e filloi romancën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe e vazhduan lidhjen edhe pas përfundimit të programit real televiziv.

Tashmë, dy personazhet e njohura po shkojnë drejt një hapi më të madh në jetën e tyre, duke qenë në pritje të bukur.

Përmes një postimi në InstaStory, moderatorja ka treguar së fundmi për dhuratën e parë për fëmijën, të cilën e kishte marrë nga një fanse madje para se të ishte shtatzënë.

“Dhurata e parë e bebit më ka ardhur nga një suportuese e madhe e jona, që jeton në Australi. E cila i kishte blerë sapo kemi dal nga ‘BB’ e inspiruar nga një bisedë e jona për bebe, ndërkohë që sa ishim lidhur. Kur mi solli në verë zbuloi se s’do shkonin dëm sepse biseda e bebit po bëhej realitet”, shkruan në mbishkrim.

Të ngajshme

Vdes aktorja në moshë të re

Yllka Gashi

Brikena emocionon me dedikimin për Mateon

Rrezarta Ramaj

Ronaldo dhe Georgina shfaqen për herë të parë në publik pas martesës sekrete –

KushtrimGuraj