Telenews

Ekipi i OKB-së niset për në centralin bërthamor të Zaporizhzhias

Një ekip inspektimi nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së është rrugës për në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, tha kreu i organizatës.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se ekipi pritej të mbërrinte në termocentral më vonë këtë javë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, shkroi ai në Twitter.

Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat pushtuese ruse që nga marsi.

Luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë e vendit.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës.

Të ngajshme

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Rrezarta Ramaj

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Rrezarta Ramaj