Telenews

Ekskluzive | Familja Ahmeti në Viti futet në sherr për pronë, arrestohen dy vëllezër dhe kapen armë e municion

ekskluzive-|-familja-ahmeti-ne-viti-futet-ne-sherr-per-prone,-arrestohen-dy-vellezer-dhe-kapen-arme-e-municion

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, e madje të përfundojnë edhe tragjikisht. Të tilla raste zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë edhe në përleshje e kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se kështu dyshohet se ndodhi edhe të hënën në Viti, ku disa anëtarë të dy familjeve Ahmeti dhe Zenuni, janë futur në sherr me njëri-tjetrin për shkak të pronës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije një konflikt verbal dyshohet se eskaloi në kanosje e ekspozim të armëve të zjarrit nga dy vëllezërit e dyshuar nga familja Ahmeti.

Denoncimi i rastit aktivizoi Policinë, me ç’rast në vendin e ngjarjes intervenuan njësitë përkatëse dhe arrestuan personat e dyshuar.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë aksionit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve.

Si rezultat, Sinjali mëson se janë gjetur disa armë dhe rreth 30 fishekë – që të dyshuarit i mbanin ilegalisht.

Provat e gjetura janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin për të cilin dyshohen.

Ndaj tyre, Prokurori ka urdhëruar ndalimin për 48 orë dhe inicimin e hetimit.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Familja Ahmeti në Viti futet në sherr për pronë, arrestohen dy vëllezër dhe kapen armë e municion appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj