Telenews

Ekskluzive: Këta janë tre kosovarët e dyshuar për vjedhje të rënda në Austri, njëri akoma në arrati

Policia e Kosovës ka zhvilluar të martën dy aksione në rajonin e Prishtinës, që kishin cak dy persona që dyshohet se janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, duke kryer vjedhje të rënda në shtetin e Austrisë. Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve kosovare dhe atyre austriake, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat e arrestuar janë Ilir Vrajolli dhe Labinot Vrajolli, teksa hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili tash më është i identifikua dhe bëhet fjalë për Azem Avdilin.

Tre kosovarët që kërkoheshin me urdhër ndërkombëtar dyshohet se kanë kryer një seri të veprave penale të vjedhjeve të rënda në Republikën e Austrisë, në periudhën kohore nga dhjetori i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti.

Policia ka njoftuar dje se pjesë e aksioneve ka qenë edhe kontrolli i katër lokacioneve, ku nga hetuesit policorë janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari, 156 fishekë dhe 2 automjete.

“Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili tash më është i identifikuar”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Musliu – Kurtit: S’jemi të interesuar për ofertat tua, lej përrallat dhe shkojmë në zgjedhje

Valjeta Turkaj

Kuvendi mban seancë solemne për Eliot Engel, Kosova në ditë zie për Rexhep Qosjen

Valjeta Turkaj

Vdes një i ri tragjikisht në një aksident në Gjermani

Valjeta Turkaj