Telenews

Ekskluzive: Kleriku që vdiq në Vushtrri dyshohet se ishte i zhytur në fajde

Një klerik fetar është gjetur pa shenja në fshatin Preluzh të Vushtrri.

Burimet bëjnë të ditur se prifti i kishës Shën Ilija i dha fund jetës shkaku i fajdeve.

Të njëjta burime tregojnë se prifti serb ishte future në fajdeve tek një polic i komunitetit të njëjtë.

Mësohet se para aktit ai kishte lënë një letër ku kishte treguar rastin e fajdes.

“Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarëve të viktimës është raportuar se brenda objektit banues që ndodhet brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshës 48 vjeçar”- njofton Policia e Kosovës.Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Kujtojmë se rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen” dhe po hetohet me autorizim të prokurorit.

Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kisha ne Vushtrri ka qenë edhe më herët e ruajtur nga Policia e Kosovës.

Të ngajshme

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Rrezarta Ramaj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj