Telenews

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që mbeti i plagosur nga gjuajtja me armë në Prishtinë

ekskluzive:-ky-eshte-43-vjecari-qe-mbeti-i-plagosur-nga-gjuajtja-me-arme-ne-prishtine

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ku janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Rasti është konfirmuar nga Policia, ndërsa tashmë është zbuluar edhe identiteti i viktimës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që ishte cak i gjuajtjes me armë është 43-vjeçari, Avni Cakolli, i cili po trajtohet në QKUK.

Ndërkaq, personi i dyshuar për plagosjen e 43-vjeçarit tashmë është identifikuar nga Policia e Kosovës.

Hetimet në lidhje me këtë rast kanë filluar, ndërsa po punohet në drejtim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar.

Nga Policia kanë bërë të ditur procedurat e ekzaminimit të vendngjarjes po vazhdojnë, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që mbeti i plagosur nga gjuajtja me armë në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj