Telenews

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për sulmin seksual ndaj 14-vjeçares në Ferizaj

 

 

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj, është arrestuar një person, raporton Telenews.

Gazeta mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Getuar Fazliu, 19-vjeçar.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën ‘Kemajl Hetemi’ në Ferizaj, kur babai i të miturës ka hasur në të dyshuarin dhe 14-vjeçaren të cilët ndodheshin në veturën e Fazliut.

Pavarësisht tentativës së babait të viktimës, 19-vjeçari nuk ishte ndalur dhe kishte vozitur veturën për në drejtim të panjohur.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë marrë dëshmitë e palëve të përfshira, ku sipas babait, vajza nuk ëhstë kthyer në shtëpi që nga ajo ditë.

Fazliu para hetuesve policorë ka mohuar të ketë qenë me vajzën në fjalë gjithë këtë kohë, pasi i njëjti ka deklaruar se 14-vjeçaren e ka lënë në vendin që ishin takuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është identifikuar dhe  arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Kolona kaq metra e pritje deri në kaq minuta, përditësimi i fundit rreth gjendjes nëpër pikat kufitare

Donat Hashani

Ministri Maqedonci jep lajmin e madh për ushqimin e ushtarëve në FSK

Donat Hashani

Vendoset sërish flamuri i Serbisë te Kalaja e Zveçanit

Donat Hashani