Telenews

Ekskluzive | Mega-aksion i DKKO-së dhe Krimeve të Rënda në Kosovë, bastisen mbi 20 lokacione – priten dhjetëra arrestime

Një aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit, në më shumë se 40 lokacione në mbarë Kosovën, pas një hetimi disamujor mbi dyshimet për një skemë të organizuar kriminale.

Burime të IndeksOnlinet pohojnë se në aksion janë përfshirë Prokuroria Speciale, Njësia e hetimeve tatimore të ATK-së, Policia e Kosovës dhe Njësia e hetimeve e Doganës së Kosovës.

Sipas po të njëjtave burime, hetimet lidhen me dyshimet për pastrim parash, shmangie të pagesës së tatimeve dhe doganave, si dhe transaksione fiktive në sektorin e derivateve të naftës.

Po ato burime bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën dhe për të fshehur gjurmët e transaksioneve.

Po ashtu, sipas burimeve, hetimet tatimore të ATK-së dyshojnë se disa nga bizneset e përfshira kanë lëshuar fatura fiktive për importe të pretenduara të derivateve të naftës, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e kundërligjshëm financiar.

Aksioni është ende në zhvillim dhe IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj