Telenews

Therje para lokalit “KICK OFF” në Prishtinë: i mituri përfundon në QKUK – dy të dyshuar në arrati

Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, ku një i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e një therjeje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur më 19 prill 2026 rreth orës 22:00, në rrugën “Muhamet Cami”, në afërsi të lokalit “KICK OFF”.

Siç mëson ekskluzivisht, viktima Q.B. ishte duke qëndruar në dalje të lokalit kur, në rrethana ende të paqarta, është sulmuar nga dy persona të dyshuar, të identifikuar si Y.Z. dhe K.K., të cilët menjëherë pas incidentit janë larguar në drejtim të panjohur dhe ndodhen në arrati.

I mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku sipas kontrollit mjekësor ka pësuar frakturë në krahun e majtë dhe një plagë rreth 3–4 cm si pasojë e therjes. Pas trajtimit, ai është liruar për shërim të mëtejshëm në shtëpi.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, viktima ende nuk është intervistuar, ndërsa policia pritet të ndërmarrë veprime të tjera për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Të ngajshme

Zyrtari i Kurtit: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja e opzitës

KushtrimGuraj

QKMK jep një informacion të paverifikuar për protestë në Jarinje nesër nga ora 12:00 deri 18:00

KushtrimGuraj

Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë, merreni kryetarin e Kuvendit

KushtrimGuraj