Telenews

Eksplodon kazani në Termocentralin Kosova A, deklarohen nga KEK-u (PAMJE)

Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka njoftuar se ka shpërthyer një kazan në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Klankosova.tv, ka kontaktuar policinë dhe KEK-un lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

KEK-u është deklaruar rreth raportimit në fjalë.

Në kumtesë thuhet se zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4, dhe është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A. Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt.

Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt.

Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, tha KEK-u

Të ngajshme

Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente në Prizren me vlerë 1 milion euro

Donat Hashani

FSK-ja e demanton Daut Haradinaj lidhur me dronët

Donat Hashani

Haradinaj arrin në Amerikë, ja me kë do të takohet

Donat Hashani