Telenews

Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente në Prizren me vlerë 1 milion euro

Ministria e Financave ka njoftuar se sot janë nënshkruar dy marrëveshje të grantit në kuadër të projektit “Energjia Efiçiente në Ndërtesat Publike në Prizren”, me vlerë totale prej 1 milion euro.

Në njoftim thuhet se projekti në fjalë parasheh rindërtimin, rehabilitimin dhe renovimin e rreth 100 ndërtesave publike, përfshirë qendra të mjekësisë familjare, çerdhe dhe shkolla, me qëllim të garantimit të kushteve më të përshtatshme për qytetarët dhe punonjësit që shfrytëzojnë këto hapësira publike si dhe kontribuar në kursimin e energjisë.

“Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, z. Sergiy Maslichenko, dhe Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, z. Kujtim Gashi. Gjatë këtij takimi, u nënshkrua marrëveshja e grantit ndërmjet BERZH dhe MFPT, si dhe marrëveshja e nëngrantit, e cila parashikon kalimin e fondeve në Komunën e Prizrenit për zbatimin e projektit në fjalë.

Vlen të theksohet se marrëveshjet e nënshkruara sot vijnë pas një marrëveshjeje të ratifikuar vitin e kaluar për të njëjtin projekt, e cila kishte një vlerë prej 5 milionë eurosh. Pra, duke e bërë vlerën totale të marrëveshjeve 6 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Rrezarta Ramaj

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

Rrezarta Ramaj