Telenews

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Shqipëria në Kosovë, përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar ekstradimin e të dyshuarit, i cili ndodhej në arrati.

Sipas Policisë, personi ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje”, për të cilën është dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, i dënuari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, për procedurat e mëtejshme ligjore dhe dërgimin e tij në qendrën korrektuese për vuajtjen e dënimit.

Policia e Kosovës ka vlerësuar se ky ekstradim është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë./IndeksOnline/

Të ngajshme

Haxhiu për “Marshin për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim

Yllka Gashi

Edi Rama publikon një video pas përfundimit të Marshit për UÇK-në: Liria ka emër

Rrezarta Ramaj

Qeveria falënderon organizatorët dhe pjesëmarrësit e “Marshit për Liri” në Prishtinë

Rrezarta Ramaj