Telenews

“Mos lëshoni pe…”, Dragashi pa ujë qe 40 orë, çohen në këmbë banorët e kësaj ane!

Mungesa e ujit të pijshëm në Dragash ka nxitur reagime të qytetarëve, të cilët sot kanë protestuar para objektit të Komunës së Dragashit.

Qytetarët kanë kërkuar zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme për problemin e furnizimit me ujë.

“Nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë një të drejtë elementare: Ujin!”, thuhet në apelin e  protestës.

Mungesën e ujit e ka konfirmuar edhe menaxheri i KRU “Hidroregjioni Jugor”, Dega në Dragash, Izet Aliu.

Ai ka deklaruar se qyteti po përballet me mungesë të furnizimit dhe se sasia e ujit që aktualisht vjen nga burimi i Radeshës nuk është e mjaftueshme për nevojat e qytetarëve.

Sipas Aliut, situata është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit për shkak të zvogëlimit të sasisë së ujit në burim.

Ai ka theksuar gjithashtu se problemi nuk lidhet me kapacitetet e KRU “Hidroregjioni Jugor”, por me sasinë e ujit në dispozicion.

Ndërkohë, qytetarët pritet që përmes protestës së nesërme t’u kërkojnë institucioneve zgjidhje të menjëhershme për krizën e furnizimit me ujë.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj