Telenews

Elektrizoi Tiranën me flamurin shqiptar, Rama falënderon Rita Orën dhe zbulon si e thërret

elektrizoi-tiranen-me-flamurin-shqiptar,-rama-falenderon-rita-oren-dhe-zbulon-si-e-therret

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka performuar në sheshin “Skënderbej”, duke elektrizuar atmosferën me disa nga këngët më të njohura nga repertori i saj.

Ajo është pëlqyer shumë nga publiku, të cilët kishin mbushur sheshin për ta parë nga afër këngëtaren. Në një moment, Rita kërceu dhe vallen e Tropojës. Pasi kërceu nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja këndoi më pas këngën hit “Black Window”. Ajo kishte veshur një body të zi, ku ishte ndërthurur detaji i shqiponjës dy krenare.

Këtij suksesi të artistes, nuk i ka shpëtuar as kryeministri Edi Rama, i cili e ka falënderuar, duke e cilësuar kinge.

“Faleminderit kinge”, ka shkruar ai krahas fotos së Ritës me flamurin shqiptar.

Të ngajshme

“Kjo është ajo që të pret kur kthehesh në shtëpi”, Dafina Zeqiri emocionon me postimin e fundit

Yllka Gashi

“Më shkatërruan emocionalisht”, flet aktorja për skandalin e fotove intime

Yllka Gashi

A është kopje e Bleros? Gruaja e këngëtarit zbulon pak nga portreti i të birit

Yllka Gashi