Telenews

Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FSK dhe nuk i njeh figurat historike

elijona-habit-me-mungesen-e-njohurive,-nuk-e-di-cka-eshte-fsk-dhe-nuk-i-njeh-figurat-historike

Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FSK dhe nuk i njeh figurat historike

Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona u përball me një lojë që kërkonte njohuri të gjerë për figurat dhe institucionet shqiptare.

Sfida e bazuar në foto i kërkonte pjesëmarrëses të identifikonte persona dhe institucione të njohura të vendit, por rezultati i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

Elijona nuk arriti të tregonte se çfarë është FSK-ja, Forcat e Sigurisë së Kosovës, dhe nuk njohu disa nga figurat më të njohura publike, përfshirë Ilir Shaqirin, Ismail Qemailin dhe ish-presidenten Atifete Jahjagën, edhe pasi i kishin treguar fotot e tyre.

Ky moment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi njohuritë e kufizuara të banores për historinë, politikën dhe institucionet e vendit.

Episodi rikujtoi edhe një herë se Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm një lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një pasqyrë e njohurive dhe perceptimeve që banorët kanë për vendin dhe figurat e tij publike.

Të ngajshme

Ekskluzive: Xhuli në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e binjakëve në një festë private

Rrezarta Ramaj

Muaji i mjaltit në Sicili: Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë romancën larg vëmendjes së publikut

KushtrimGuraj

U kritikua se nuk anuloi shfaqjen në Tiranë, Rama reagon për koncertin e Yll Limanit

Rrezarta Ramaj