Telenews

Elon Musk bëhet sërish personi më i pasur në botë

Elon Musk është bërë sërish personi më i pasur në botë, sipas të dhënave të Bloomberg.

CEO i Teslas u rrëzua nga vendi i parë nga Bernard Arnault, CEO i markës luksoze franceze LVMH (LVMHF), në dhjetor të vitit të kaluar, duke e bërë Musk numrin 2 në listë për më shumë se dy muaj.

Megjithatë, që nga e hëna, Bloomberg raporton se një rritje në aksionet e Teslas e ka ngritur Musk përsëri në krye të Indeksit të Miliarderëve në kohë reale, shkruan CNN, transmeton Telenews.al.

Pasuria neto e Musk ishte rreth 187.1 miliardë dollarë që nga e hëna pas mbylljes së tregjeve, sipas Bloomberg, duke kaluar pasurinë prej 185.3 miliardë dollarësh të Arnault.

Të ngajshme

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj

Trump mbledh gjigantët e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, arrihen tri marrëveshje

Yllka Gashi