Telenews

ELON MUSK BLEN TWITTERIN PËR KAQ MILIARDË DOLLARË

Elon Musk, miliarder ka arritur marrëveshje për të blerë rrjetin social, Twitter për gati 44 miliardë dollarë, ka njoftuar kompania të hënën.
Musk i cili para më pak se dy javësh ka blerë 9 për qind të aksioneve të Twitterit, ka thënë se dëshiron ta blejë atë sepse beson që nuk po e shfrytëzon potencialin që ka për liri të shprehjes.
“Liria e shprehjes është baza e një demokracie funksionale dhe Twitter është shesh digjital ku diskutohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit”, ka thënë Musk.
Tutje, ai deklaroi se dëshiron të krijojë mundësi të reja për këtë platformë dhe të bëjë algoritmet ashtu që të rrisin besimin.
Musk, i cili është edhe pronar i kompanive Tesla dhe SpaceX, ka thënë në të kaluarën se Tëitter duhet të bëhet kompani private në mënyrë që të rritet besimi te përdoruesit.
Aktualisht Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej më shumë se 269 miliardë dollarëve, sipas revistës Forbes.
The post Elon Musk blen Twitterin për 44 miliardë dollarë, thotë se dëshiron të krijojë mundësi të reja appeared first on tëvë1.

Të ngajshme

Kyçet edhe fshati i fundit në Kosovë në internet brezgjerë me shpejtësi të lartë

Donat Hashani

Publikohen katër mënyrat efikase që mund ta kuptoni nëse po iu spiunohet telefoni

Donat Hashani

Nokia vjen me ndryshimin e logos për herë të parë pas 60 vitesh – FOTO

Albiona Ibishi