Kompania SpaceX ka debutuar në bursë, dhe kjo mund ta bëjë pronarin e saj, Elon Musk, personin e parë që arrin pasuri trilionëshe.
SpaceX po synon të mbledhë 75 miliardë dollarë, duke shënuar një rekord të ri, e me të edhe duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga gjiganti i naftës Saudi Aramco, që kishte mbledhur 25.6 miliardë dollarë në vitin 2019.
Nëse shitjet e aksioneve e arrijnë çmimin e sugjeruar të kompanisë prej 135 dollarësh, kjo do ta vinte themeluesin Elon Musk në rrugën e duhur për t’u bërë trilioneri i parë në botë.
Musku kontrollon më shumë se 80 për qind të firmës së eksplorimit të hapësirës, e cila ndërton raketa dhe infrastrukturë që përdoret nga NASA.

