Telenews

‘Emocion, dhimbje, mërzi..’, Mozzik shpalos kopertinën si detaj nga albumi i tij i quajtur “Mërgimstar”

Rep-artisti i njohur nga Ferizaji, Mozzik ka bërë publike se hitet e tij të ardhshme për sezonën 2024 po vijnë.

Mozzik përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se pas një pune intensive një vjeçare e që i ka ‘thithur energji e kohë’ po vjen me albumin e tij më të ri të quajtur ‘Mërgimstar’.

Sipas njoftimit publik, “Mërgimstar” do të ketë brenda tij 20 tituj këngësh të ndryshme, që sipas autorit Mozzik secila këngë do jetë perlë në vete.

Por nuk ka ndonjë datë të definuar rreth publikimi të albumit të tij.

“Energjia ime ka folë më së shumti këtë herë , shpirti jem ka folë më shumti këtu , truni jem ka pëshpëritë më shumti këtë herë .Emocion,dhimbje,mërzi,gëzim e dashuri e një mix emocionesh janë derdhur në këtë album .Plot 20 këngë e ku secila është perlë në vete , secila është ndryshe nga tjetra .Ky është coveri , datën e lansimit dhe listën e këngëve do e zbulojmë në ditët në vijim”, ka shkruar Mozzik.

Sa i përket projekteve muzikore, Mozzik këngën e tij të fundit e ka titulluar ‘Zani’ dhe është publikuar para gjashtë muajsh.

source

Të ngajshme

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Heidi Lushtaku: Familja më dha gjithçka, asnjë sukses nuk e zëvendëson dashurinë

Rrezarta Ramaj