Telenews

Emocionohet Glauk Konjufca – E quan Rifat Jasharin ‘hero të gjallë’

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është emocionuar derisa e ka quajtur Rifat Jasharin i cili është i pranishëm në seancë, legjendë të gjallë, njofton Telenews.al.

“Lufta e Prekazit dhe sakrifica e Jasharajve është rast i pashembullt jo vetëm në historinë e Kosovës, një të ngjashme nuk  e njeh as historia e botës”.

“Lufta ishte aq legjendare, sakrifica aq sublime, sa që kombi shqiptar kaloi në një dimension tjetër të vetëdijes, kurse bota u zhvendos nga orbita e saj politike”.

Tutje, Konjufca ka thënë se sakrifica e të gjallëve nuk është më pak e vlefshme se atyre të rënëve për liri.

Ai e ka kujtuar bacën Rifat Jashari i cili gjatë luftës i kishte humbur 55 anëtarë të familjes së tij.

“I kishte humbur 55 anëtarë të familjes, por ishte ai që i ngushëllonte të tjerët”.

“Vetëm për 1 minutë ta zini vendin e bacës Rifat dhe më thoni a nuk është ky definicioni i heroit të gjallë?”, u shpreh Konjufca.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj