Telenews

Emra të njohur të fushës së mjekësisë pjesë e Konferencës Shkencore për Onkologji

Në mbështetje të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Prishtinë, Tetor 2025 – Shoqata e Teknikëve të Radioterapisë Onkologjike të Kosovës (SHTOK) organizon më 10 dhe 11 Tetor 2025, në Hotel Emerald, Prishtinë, Konferencën Shkencore “Kanceri i gjirit dhe sfidat e tij”, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ngjarja pritet të mbledhë emra të njohur të fushës së mjekësisë, përfaqësues të institucioneve publike dhe shëndetësore, si dhe ekspertë ndërkombëtarë nga Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilët do të ndajnë përvoja profesionale dhe praktika bashkëkohore në trajtimin e pacientëve onkologjikë.

Në mbështetje të këtij eventi të rëndësishëm, konferenca do të nderohet me prezencën e Presidentes së 4-të të Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, si dhe të znj. Nafije Latifi nga Shoqata “Jeta Vita”, e cila me përkushtim të vazhdueshëm ofron mbështetje për gratë që përballen me kancerin e gjirit.

“Kjo konferencë është dëshmi e përkushtimit tonë për të ngritur standardet profesionale dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shëndetësore. Synimi ynë është që përmes edukimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të përvojave, të përmirësojmë kujdesin ndaj pacientëve onkologjikë dhe të rrisim vetëdijen publike për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm,” – u shpreh Znj. Valmira Rexhepi-Sllamniku, Kryetare e Shoqatës së Teknikëve të Onkologjisë së Republikes se Kosovës (SHTOK).

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërinstitucional, vetëdijesimit publik dhe zhvillimit profesional të vazhdueshëm në fushën e onkologjisë dhe radioterapisë në vend.

 

 

Të ngajshme

“Kur e don, nuk e rreh o magar”, Xhuli i reagon ashpër Feros pasi foli për Arbenitën

Erzana Fazliu

Atentati kundër Trumpit, Rama: Zoti e shpëtoi që ai ta shpëtojë Evropën

Donat Hashani

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë

Donat Hashani