Telenews

Ende pa u bërë 24 orë nga “Sunny Hill” Tirana bëhet sponsor zyrtar i “Doku Fest”

Bashkia e Tiranës edhe zyrtarisht është bërë sponsor zyrtar i festivalit të filmit “Doku Fest” që mbahet çdo vit në Prizren.
Kjo ende pa u bërë as 24 orë prej zhvendosjes së festivalit muzikor “Sunny Hill, nga Prishtina në Tiranë
Kjo u bë e ditur nga kryetari Erion Veliaj.


“Doku Fest” është një festival ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër që mbahet në qytetin e Prizrenit, dhe mbahet çdo vit gjatë muajit gusht.
U themelua në vitin 2002. Që atëherë festivali është rritur në një ngjarje kulturore që tërheq artistë dhe audiencë ndërkombëtare dhe rajonale.
Filmat shfaqen gjatë gjithë festivalit tetë-ditor dhe shoqërohen me programe, aktivitete dhe punëtori.
Në vitin 2022, Dokufest u bë një festival filmi nominues për Çmimet e Filmit Evropian në dy kategori, film me metrazh të shkurtër dhe film dokumentar.

Të ngajshme

Teuta është “tranu” pas ndarjes nga burri, del veç me sytjena në koncert – e çon peshë krejt publikun

KushtrimGuraj

Toney i ashpër me Albën: Mos e përmend vajzën time

KushtrimGuraj

BBC: “Partia nacionaliste shqiptare korri fitore dërrmuese në zgjedhjet e Kosovës”

KushtrimGuraj