Telenews

Toney i ashpër me Albën: Mos e përmend vajzën time

toney-i-ashper-me-alben:-mos-e-permend-vajzen-time

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, Toney dhe Alba Pollozhanit.

Debati nisi pasi Alba i përmendi vajzën Toneyt, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të tij.

“Mos ma përmend vajzën, hera e parë dhe e fundit që e përmend. Nuk është e nevojshme, mund të marrësh shembuj të tjerë”, u shpreh ai.

 Foto: Instagram

Ai gjithashtu zbuloi fjalët që Alba i kishte thënë.

“Më tha nëse ta dhunon dikush vajzën tënde ti e përkrah dhunuesin”, tregoi Toney.

 Foto: Instagram

Përplasja ka shkaktuar reagime të shumta tek banorët e tjerë, të cilët u përpoqën të qetësojnë situatën dhe të shmangin konfliktet e mëtejshme.

Ky incident pritet të diskutohet edhe në episodet e ardhshme, duke treguar se dinamika mes banorëve vazhdon të mbetet e paparashikueshme dhe e tensionuar. 

Të ngajshme

Brikena nuk i ndal “thumbat” ndaj Mateos

Valjeta Turkaj

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Erzana Fazliu

Trondit Alba: “Nuk dua mashkull tjetër përveç Limit”

Valjeta Turkaj