Telenews

Endrit Thaçi pas vendimit në Hagë: Kjo betejë nuk ka mbaruar –

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar pas vendimit të sotëm në Hagë.

Në një postim në Instagram, ai ka falënderuar shqiptarët që udhëtuan dhe pritën me orë të tëra për vendimin, ndërsa veçanërisht ka përmendur ata që, siç shkruan, nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit.

“Mirënjohja ime shkon për secilin prej jush që na u bë krah ndër vite, në këtë rrugëtim të padrejtë të Babit dhe shokëve të tij”, ka shkruar ai.

Endriti ka thënë se sapo të kthehet do t’i bashkëngjitet edhe vetë zërit të tyre.

“Sepse kjo betejë nuk ka mbaruar”, ka shkruar ai, duke shtuar se do të vazhdojnë përpara “me kokën lart, me dinjitet dhe maturi”.

Në fund, ai ka shkruar se historia e tyre nuk mund të ndryshohet nga asnjë vendim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 shtator

Rrezarta Ramaj

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij –

KushtrimGuraj

“Për shpifuna nuk ka falje”, protestuesit kërkojnë llogari nga Kurti –

KushtrimGuraj