Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Has, ku ka vlerësuar rolin dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Hoxhaj shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e veteranëve dhe theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj vlerave të luftës dhe shtetndërtimit.
“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me veteranët e UÇK-së në Has, të cilët gjithmonë kanë qenë shtylla e dinjitetit tonë kombëtar. Mirënjohës për mikpritjen dhe diskutimin e hapur me kryetarin e Shoqatës, Xhevdet Thaçi, si dhe me kryetarët e degëve të PDK-së, Adem Morina dhe Hysni Muhadri,” ka shkruar Hoxhaj në një postim në rrjetet sociale.