Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas deklaratave të nënkryetarit të OVL-UÇK, Gazmend Syla për mosftesën në Këshillin Shtetëror për organizimin e përvjetorit të 28-të të Epopesë së UÇK-së.
Sipas kësaj ministre, deklaratat e Sylës janë tëpaskata dhe të pabazuara.
“Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin publik se pretendimet se përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së nuk janë përfshirë në Këshillin Organizativ për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të pasakta dhe të pabazuara”, thuhet në ragimin e kësaj ministrie.
Aty thuhet se me Vendimin Nr. 01/02, datë 20.02.2026, Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, i cili kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkëkryesuar nga Andin Hoti, ministër i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.
“Në këtë vendim parashihet shprehimisht përfaqësimi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së si pjesë përbërëse e këtij këshilli. Gjithashtu, sot i është dërguar ftesë zyrtare përfaqësuesit të OVL UÇK për pjesëmarrje në Këshillin Shtetëror, ndërsa takimi inicues i Këshillit do të mbahet nesër në ora 13:00”, thuhet në reagim.
Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për bashkëpunim gjithëpërfshirës, transparent dhe institucional, në funksion të organizimit dhe shënimit dinjitoz të kësaj ngjarjeje me rëndësi të veçantë kombëtare.
Shënimi i 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të realizohet në frymën e unitetit, respektit dhe mirënjohjes për sakrificën e dëshmorëve dhe kontributin e të gjithë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

