Telenews

Erdogan i bën dhuratë presidentit të Azerbajxhanit veturën turke ”Ta përdorësh në ditë të mira vëllau im”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka publikuar minuta më parë një fotografi tejet domethënëse në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Erdogan ka treguar se presidentit të Azerbejgjanit të cilin ai e quan vëlla në postim, tashmë i ka shkuar vetura e prodhuar turke, Togg, transmeton Telenews.al

”Vëllai im e mori krenarinë e Turqisë – Togg. Qoftë e bekuar shtëpia juaj. Zoti të të lë, ta përdorësh në ditë të mira vëllai im”, ka shkruajtur Erdogan.

Si duket, Erdogan i ka bërë dhuratë këtë veturë, Ilham Aliyevit.

Të kujtojmë se Togg, është vetura e parë turke dhe cilësohet si një automjet tejet i sofistikuar dhe prodhuar në mënyrë tejet inovative dhe i sigurtë e me shumë specifika unike. /Telenews.al

Të ngajshme

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj