Telenews

Erdogan tregon se si e njohu Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan në Stamboll të Turqisë.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast presidenti turk ka kujtuar se si ka vendosur që ta njohë Pavarësinë e Kosovës, njofton Telenews.al.

“Siç e dini, Turqia është vendi i dytë që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Njohja jonë ka qenë shumë domethënëse. Atëherë unë kam qenë duke drejtuar mbledhjen e kabinetit dhe në mbledhjen e qeverisë më thanë që Amerika e kishte njohur Kosovës – unë menjëherë thash se ne jemi vendi i dyte që e njohim”.

“Momentalisht nuk e kemi ende shifrën e saktë të vendeve që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Në takimin e sotëm u tha se janë 117  shtete që e kanë bërë atë, por ne do të bëjmë punë më intensive sa i përket njohjeve”.

Ai e ka uruar popullin shqiptar në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj