Telenews

Erërat e forta dëmtojnë disa shtylla e përçues elektrikë

KEDS ka dalë me një njoftim për gjendjen e krijuar pas erërave të forta.

KEDS thotë se janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, që për pasojë ka lënë pa energji elektrike disa shtëpi.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftim.

KEDS ka publikuar edhe disa fotografi, transmeton Telenews.al

Njoftimi i plotë:

“Informatë

Erërat e forta që filluan dje në disa rajone të Kosovës, kanë vazhduar edhe sot thuaja në tërë territorin e Kosovës.

Si rezultat janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë.

KEDS-i ka shtuar ekipet në terren në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet”.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj