Telenews

Erërat e fuqishme në Shqipëri: 3 persona bëhen për Emergjencë, u lënduan nga xhamat e thyer

Stuhia nuk la pa prekur edhe Sarandën. 5 minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve.

Edhe tek bizneset përgjatë shëtitores u krijuan probleme. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete.

Sipas informacioneve të Top Channel nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të lënduar nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë.

Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë në terren dhe monitorojnë situatën e krijuar, njëherazi po bëhet edhe pastrimi dhe sistemimi i situatës së krijuar.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi