Telenews

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë

Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar dëme në disa objekte shkollore e sportive, hapësira publike, biznese dhe ekonomi familjare.

Për këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ekipet emergjente kanë dalë në terren që nga mbrëmja e së enjtes për të evidentuar dhe sanimin e dëmeve.

“Që nga mbrëmë e sot në orët e hershme të mëngjesit, ekipet emergjente janë në terren për të evidentuar e sanuar gjendjen pas erërave të fuqishme që përfshinë territorin e Ferizajt mbrëmë. Bashkë me drejtorin komunal të shërbimeve publike dhe emergjencë si dhe drejtorin e arsimit, dolëm në terren sot, për të parë dëmet që shkaktuan erërat e fuqishme mbrëmë”, shkroi Aliu.

Ai ka njoftuar se sot, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, si dhe drejtorin e Arsimit, ka vizituar disa nga lokacionet e prekura për të parë nga afër pasojat e erërave të fuqishme.

Kryetari ka bërë të ditur se Komuna do të përgatisë një raport për dëmet e shkaktuara dhe do të kërkojë mbështetjen e nivelit qeveritar për kompensimin e subjekteve të prekura.

“Dëmet janë evidentuar në disa objekte shkollore e sportive, në hapësira publike e në biznese dhe ekonomi familjare. Komuna do të përgatisë raportin për dëmet e shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe për të njëjtën do të kërkoj edhe mbështetjen e nivelit qeveritar për të kompensuar subjektet e prekura”, theksoi kryetari i Komunës, Agim Aliu.

 

Të ngajshme

Rihanna pozon me vajzën e saj Rocki për Dior

Rrezarta Ramaj

Hoti: Ndërprerja e energjisë në Kuvend tregon ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve

Rrezarta Ramaj

E zyrtarizon UEFA, Shqipërisë i ndalohet udhëtimi në Serbi! Detaje të reja zbulohen për U21-shat

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…