Telenews

Eriksen e refuzon Manchester Unitedin, zbulohet arsyeja

Christian Eriksen raportohet se e ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

Sipas “The Guardian”, arsyeja e vetme e këtij refuzimi është se lojtari dëshiron të qëndrojë në Londër, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, nuk dihet se te cila skuadër nga Londra do të luajë Eriksen nga sezoni i ardhshëm.

Kontrata e mesfushorit danez me Brentfordin skadon zyrtarisht më 30 qershor të këtij viti. Klubi londinez është i hapur për të rinovuar me të, por ende nuk ka marrëveshje të arritur.

Në anën tjetër, klubi tjetër nga Londra, Tottenham Hotspur, ka shprehur gjithashtu interesim për 30-vjeçarin.

Eriksen nga viti 2013 deri më 2020 ka qenë pjesë e Spursave. /Gazeta Express/

The post Eriksen e refuzon Manchester Unitedin, zbulohet arsyeja appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj