Telenews

Erion Veliaj nuk shkon në gjykatë: Nuk dua të paraqitem në seancë

Ka nisur prej afro një ore gjyqi për akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 7 persona të tjerë të akuzuar në të njëjtën dosje.

Top Channel raporton se Veliaj nuk mori pjesë as në këtë seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Përmes një deklarate, Veliaj i bën me dije gjykatës se: “Kam dijeni për seancën. Nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”. Po sipas Veliajt, gjykata nuk ka zbatuar dispozitën ligjore, që i jep të drejtë të marrë pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit.

Ndërkohë në këtë gjyq janë nën akuzë 19 persona, ku 11 të tjerëve u është pranuar kërkesa e gjykimit të shkurtuar dhe janë veçuar, transmeton Klankosova.tv.

Gjyqi mbahet për: Shoqëria “PALUSHI”, Shoqëria “GERARD-A”, sh.p.k., Shoqëria “FUSHA”, sh.p.k., Shoqeria “LANI”, sh.p.k., Organizata Jofitimprurëse Qendra “HARABEL”, Organizata Jofitimprurëse BYL-A (Balkan Youth Link Albania), Organizata Jofitimprurëse Qendra “MUZA”, Organizata Jofitimprurëse Qendra “EVENTUS”, Erion Veliajn, Arjola Xoxën, Erald Simixhiun, Linda Kazani, Meriman Palushi, Mirton Lika, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu dhe Valmir Xoxa.

Të ngajshme

Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen disa punëtorë

Rrezarta Ramaj

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj

Shqiptari që i fshinte rrugët në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari: Tani ka frikë për jetën e tij

Rrezarta Ramaj