Telenews

“Escada” vjen me hitin “Bali Paradise” nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi, e cila është edhe imazhi i kësaj marke për vitin 2025

“Bukuria dhe ritmet e saj tërheqin vëmendjen. Ajo ka krijuar një këngë që lëviz si vetë ‘Escada’, e guximshme, sensuale dhe magjepsëse”, shkruan ky brend në faqen e tij zyrtare, me rastin e lansimit të hitit të ri ndërkombëtar nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi.

Për realizimin e këtij projekti ajo ka bashkëpunuar me producentin James BKS.

Kënga “Bali Paradise” është pjesë e fushatës së parfumit nga marka prestigjioze “Escada”, imazh i së cilës për vitin 2025 është vetë këngëtarja në fjalë.

https://www.instagram.com/p/DGTPJu8sFpA/

Kënga do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat e njohura muzikore si: Spotify, Deezer, Apple Music, YouTube, Amazon Music, Tidal, Napster, Qobuz, etj., si dhe në rrjetet e tjera që ofron brendi.

Përveç këngës dhe imazhit, kompania ka paralajmëruar se do të publikohet edhe një videoreklamë, më 1 mars të ketij viti.

Kujtojmë se në vitin 2019, imazhi i këtij brendi ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

 

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Bebe Rexha befasohet live nga prindërit dhe kunata në emisionin e famshëm amerikan –

KushtrimGuraj

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi