Telenews

Escobar: Harrojeni “Kosova është Serbi”, shkoni me “Kosova dhe Serbia janë Evropë”

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për mediumin serb N1 se ai mendon se fillimi i një përmirësimi të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është në horizont.

“Dhe më duhet të them se takimi mes Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti ishte vërtet i mirë, shumë profesional dhe i qetë. Ishte inkurajuese të shihje atë nivel të hapjes në prani të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Borell dhe Lajçakut”, tha ai.

Escobar tha se ata e inkurajuan Prishtinën që të jetë më konstruktive dhe fleksibile dhe se e sheh se ka vullnet për këtë. Ai ndër të tjera shtoi se askush nuk duhet të pësojë për shkak të targave dhe se të dy palët duhet të fokusohen në zgjidhjet evropiane. “Mendoj se duhet të harrojmë narrativën se “Kosova është Serbi” dhe të kalojmë në atë që “Kosova dhe Serbia janë në të vërtetë Evropë”, theksoi ai.

Në një intervistë për N1, ai ka thënë se ka ardhur me mesazhin se ka shqetësim të madh në bashkësinë ndërkombëtare për përshkallëzimin e mundshëm të dhunës për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës. “Gjatë vizitës sime në Prishtinë, Mitrovicë dhe Beograd, kam krijuar përshtypjen se të gjitha palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë. Dhe ky është mesazhi që do t’i dërgoj Uashingtonit: besoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje kompromisi që do t’i mundësojë popullit të Kosovës të jetojë në paqe”, tha Escobar.

I pyetur nëse ka paraqitur ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së dokumenteve personale dhe targave, ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e procesit të negociatave që zhvillohet nën patronazhin e Bashkimit Evropian. “Procesi udhëhiqet nga Bashkimi Evropian dhe ne e mbështesim atë proces, kështu që të gjitha propozimet dhe rekomandimet vijnë nga BE-ja”, shtoi ai.

Rreth konstatimit se mori pjesë në procesin e negociatave në Bruksel, ai tha se nuk ishte pjesë e negociatave dhe se ishte aty vetëm si mbështetje. “Roli im ishte të inkurajoja të dyja palët që të jenë konstruktive dhe fleksibile, për të dërguar një mesazh se SHBA-ja e mbështet plotësisht këtë proces dhe se është një proces që ka një rëndësi të madhe për aleancën euroatlantike. Por përveç kësaj, dua të them se ky proces është shumë i rëndësishëm edhe për SHBA-të, si dhe se ne jemi të përfshirë në të dhe se do të insistojmë në zbatimin e zgjidhjeve që dalin nga ky proces. Ne do të kërkojmë gjithashtu mënyra për të krijuar mundësi që do të ofrojnë mbështetje politike dhe ekonomike, të çojnë në ngritjen e kapaciteteve dhe të na mundësojnë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i bërë këto zgjidhje të funksionojnë për të dyja palët”, deklaroi Escobar.

Ambasadori Hill tha se pala serbe ishte e përgatitur mirë, ndryshe nga pala tjetër. I pyetur nëse kjo ishte edhe përshtypja e tij, ai thotë: “Negociatat janë aktualisht në një fazë shumë të ndjeshme. Pra, nuk dua të fajësoj askënd, sepse, të jem i sinqertë, gjithçka filloi në Bruksel dhe mendoj se kemi bërë një rrugë të gjatë që atëherë. Përderisa kemi një zgjidhje paqësore, të zbatueshme dhe të realizueshme, e cila nuk e ndërlikon jetën e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht atyre në veri të Kosovës, nuk mendoj se do të kemi problem. Edhe unë jam optimist, besoj se do t’ia dalim”.

I pyetur se si ka mundësi që prezenca e tij nuk e ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin që të jetë më fleksibël, pasi Amerika është një partner i rëndësishëm i Kosovës, Escobar tha se e kanë inkurajuar Prishtinën që të jetë konstruktive dhe se e ka parë që kishte vullnet rreth kësaj.

“E shihni, ne jemi një partner i rëndësishëm dhe ata janë partnerët tanë, kështu që ne kemi vërtet dialog të hapur me Kosovën. Dhe ne i inkurajuam ata të jenë më fleksibël dhe konstruktivë. E pashë që ka vullnet të mirë. Ata kanë shqetësimet e tyre, kështu që ne e morëm këtë parasysh. Ne do të vazhdojmë të mbështetemi në partneritetin tonë me Kosovën, por edhe në vullnetin e mirë dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë. Dhe për këtë dua të theksoj qartë: pas këtyre ditëve ka vend për optimizëm”, tha ai për N1.

Dëgjuam se Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken nuk do të hezitonte t’i bashkohej procesit të negociatave, nëse kjo do të ishte e nevojshme. I pyetur nëse është e nevojshme tani, ai thotë se do të thotë që nuk është dhe sqaron: “Nuk ka thënë se do të përfshihet në procesin e negociatave, por është i gatshëm të bëjë disa thirrje, të mbështesë procesin e negociatave dhe të çojë në një proces afrimi mes palëve biseduese”. Gjithashtu dua të theksoj se gjërat për të cilat po flasim aktualisht – e ato janë targat dhe dokumentet identifikuese, në fakt problem i vogël në kuadër të platformës gjithëpërfshirëse të negociatave. Ka të ngjarë që angazhimi i Amerikës të jetë i domosdoshëm, jo ​​në negociata, por pas dialogut, për të forcuar rrugën drejt suksesit, për të arritur paqen përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të hapur një perspektivë evropiane për të dyja vendet”.

Të ngajshme

Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve

Yllka Gashi

Kurti pezullon nga puna një zyrtar, pronën publike e këmbeu me pronë private

Rrezarta Ramaj

Efekti i stadiumit “Fadil Vokrri”, Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

Rrezarta Ramaj