Telenews

Escobar sot flet për takimet e djeshme në Bruksel

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot do të mbajë konferencë online ku do të flasë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, saktësisht për takimet e djeshme në Bruksel.

Konferenca nis nga ora 16:00, kanë konfirmuar për Indeksonline nga Ambasada e Amerikës në Kosovë.

Fillimisht Escobar do të mbajë një fjalim hapës dhe më pas do të fillojë sesioni me pyetje-përgjigje.

Kujtojmë që mbrëmë Escobar foli shkurt për media. Ai është shprehur shkurtimisht se ”ende ka shumë punë për të bërë”, rreth çështjes së marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 1 tetor

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj