Telenews

Eskalon këshilltari i Kurtit, përdor gjuhë nxitëse të dhunës dhe i quan “sekser” Borrellin dhe ambasadorin amerikan

Oborrtari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, e ka quajtur shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell “sekser”. Për këtë e ka akuzuar edhe ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Këshilltari politik i Kurtit i ka kushtuar një postim në Facebook “logjikës” që, sipas një rezonimi të tij, “me siguri” e ka Borelli.

“Logjika e Borrellit sekserët e tjerë me siguri është e tipit: për bombat që hedh Serbia, fajin e ka Kosova”, ka shkruar ai.

“Po t’i pyesësh edhe më tej, me siguri Borrelli dhe Hilli do të thonë se dhe për gjenocidin serb mbi boshnjakët dhe shqiptarët, fajin e kanë këta të fundit sepse ekzistojnë. Po të mos ishin këta aty, serbët nuk do të kryenin krime”, shkruan Hoxha.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 14 gusht

Rrezarta Ramaj

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Rrezarta Ramaj

Lushaku-Sadriu: Oferta e VV-së ishte jodinjitoze për LDK-në

Rrezarta Ramaj