Telenews

Rrahmani shkëlqen me supergol, mediat italiane e vlerësojnë si lider –

Amir Rrahmani ka lënë gjurmë në fitoren e thellë të Napolit ndaj Arisit, duke realizuar një gol spektakolar në miqësoren e fituar 6-2.

Kapiteni i Kosovës ishte titullar dhe luajti 70 minuta në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Teofilo Patini”, ndërsa një ditë pas ndeshjes paraqitja e tij ka marrë vëmendje të veçantë në mediat italiane.

Corriere dello Sport e ka vlerësuar lart mbrojtësin kosovar, duke theksuar rolin e tij prej lideri dhe rëndësinë që mund të ketë në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri.

“Rrahmani meriton të përmendet veçanërisht. Shënoi nga distanca dhe, mbi të gjitha, pati një paraqitje prej lideri në një moment shumë të vështirë për mbrojtjen”.

“Ishte i përqendruar, intensiv, i vëmendshëm në mbulim dhe në ndërtimin e aksioneve”, shkruan mediumi italian.

Rrahmani e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të, duke shënuar për 1-0 me një goditje nga distanca.

Për Napolin më pas realizuan Scott McTominay, Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca, të cilët shënuan nga dy gola secili, duke kompletuar fitoren bindëse 6-2.

Të ngajshme

Ferran Torres i bashkohet PSG-së –

KushtrimGuraj

Amorim merr fshesën te Milani, kërkon shitjen e tre lojtarëve

Yllka Gashi

“Ti nuk je më kapiten”, video e Guimaraes në debutim te Arsenali bëhet viral në rrjetet sociale

Yllka Gashi