Telenews

Gjermania ndan donacion rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së –

Ministria e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e Republikës Federale të Gjermanisë kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen për projektin e donacionit gjerman “Enable & Enhance Initiative”, me vlerë rreth tre milionë euro.

Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido Altendorf.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, projekti synon avancimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e misionit të saj.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë në MM, kolonel Imer Avdiu, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, si dhe përfaqësues të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Dugolli ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai ka shprehur besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe përmes projekteve të tjera në të ardhmen.

Të ngajshme

Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë –

KushtrimGuraj

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim –

KushtrimGuraj

30 ditë paraburgim për Fehim Salin, të dyshuarin për spiunazh –

KushtrimGuraj