Eurodeputeti, Thijs Reuten, e ka quajtur për keqardhje refuzimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të mos e nënshkruar marrëveshjen e Ohrit.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se marrëveshja e Ohrit ishte më pak thelbësore sesa që pritej.
”Ndonëse më pak thelbësore nga sa pritej, marrëveshja për zbatimin e aneksit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Republikës së Kosovës 🇽🇰 dhe Republikës së Serbisë 🇷🇸 mund të përfaqësojë një rrugë përpara“.

